KreuCelebrity

Patrisi flet për herë të parë rreth lajmeve të ndarjes nga Tuna!

 

Mungesa e disa postimeve të dyshes Tuna- Patris në rrjete sociale, udhëtime pa shoqërinë e njëri tjetrit dhe ‘prova’ e fundit; mungesa e urimeve për njëri tjetrin në rrjete sociale në ditën e Shën Valentinit; të gjitha këto bënë që të lindnin dyshimet se mes dy artistëve ka marrë fund martesa.

Teksa prej javësh portalet po ‘ziejnë’ rreth lajmit se Tuna dhe Patrisi mund të jenë ndarë, dy protagonistët preferuan të rrinë në heshtje, të paktën deri këtë të dielë.

Ka qenë Patrisi ai që ka thyer heshtjen, teksa i ftuar në programin “Një kafe me Labin” ka rrëfyer të vërtetën rreth këtij lajmi.

“Patjetër që vazhdoj të jem bashkë me Tunën! Në momentin që nuk do jem do ta them publikisht. Burimet e këtyre lajmeve të jenë më të sakta. Mund të më telefonojnë pa problem për t’i dhënë informacione të sakta. E kam parë që janë marrë me mbiemra në Instagram, por mbiemrin Berisha e ka hequr menaxheri dhe ka lënë vetëm Tuna. Unë as e kisha vënë re, janë detaje banale. Uroj mos të ndahem kurrë, por nëse ndodh do ta them vetë.”- ju përgjigj  Patrisi pyetjes së moderatorit Labinot Tahiri nëse mes tij dhe Tunës ka një krisje në marrëdhënien e tyre.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF