Al Pacino ndahet nga e dashura 39 vite më e vogël; Arsyeja: “Ai është plakur”

Aktorja izraelite Meital Dohan ka konfirmuar zërat se ajo dhe aktori Al Pacino janë ndarë, duke thënë se diferenca e madhe në moshë dhe fakti se ai nuk pëlqente të harxhonte para ishin shkaqet që sollën përfundimin e lidhjes.

Dohan dha një intervistë për një revistë izraelite pak ditë pas thashethemeve që nisën të qarkullonin kur ylli i ‘Godfather” u pa i vetëm në ceremoninë e Oscars më herët këtë muaj.

“Është e vështirë të jesh me një burrë kaq të vjetër, edhe pse ai është Al Pacino”, tha 43 vjeçarja për ish-in e saj 79-vjeçar. “Diferenca e moshës ishte e vështirë. Unë u përpoqa ta mohoj atë, por tashmë ai është goxha i plakur, për të qenë të sinqertë. Me gjithë dashurinë time, por nuk zgjati”.

Kur u pyet rreth dhuratave dhe kujtimeve me aktorin, Dohan qeshi duke kujtuar se ai i blinte asaj vetëm lule. “Si mund ta them me mirësjellje se atij nuk i pëlqente të harxhonte para?.

Dyshja ishin bashkë në lidhje për rreth 2 vjet që nga takimi në një festë në Hollywood. Aktorja 39-vjeçare shpreson që ata do të mbesin miq të mirë pas ndarjes.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article