Bënë poza seksi në liqenin përrallor, por u sëmurën menjëherë! Cfarë ndodhi me yjet e Instagramit!

Influencuesit në Instagram janë në gjendje të bëjnë cdo gjë për foton perfekte. Kështu, kur disa të rinj zbuluan një liqen përrallor në Spanjë, ata nxituan të shkrepnin poza që do të merrnin mijëra like.

Dhe patën sukses: fotot seksi në sfondin e liqenit në një ngjyrë të mrekullueshme blu në të gjelbërt, e “cmendën“ rrjetin.

Problemi është se pas kësaj, të rinjtë u sëmurën menjëherë. Liqeni spektakolar në zonën Monte Neme është krijuar mbi një ish minierë, ndërsa ngjyra e jashtëzakonshme e tij i detyrohet kimikateve në ujë.

Nuk është cudi që të rinjtë u sëmurën pas zhytjes në ujin e kontaminuar. Por ndonëse një pjesë paten irritime shumë të rënda lëkure dhe probleme stomaku, sërish thanë, se për ato foto, ia vlente e gjitha!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article