I dashuri hedh nga ballkoni modelen e Playboy-t, ish-i vajton vdekjen e saj!

Komediani Drew Carey është në zi për vdekjen e ish të fejuarës së tij, Amie Harwick, të cilën e hodhi nga ballkoni i dashuri tjetër me të cilin ishte ndarë së fundmi, Gareth Pursehouse.

Carey shkroi në një postim në mediat sociale se kishte qenë me fat që Amie ishte pjesë e jetës së tij. 38 vjecarja u gjet pa ndjenja dhe me lëndime të tmerrshme në trup poshtë ballkonit të banesës së saj tre katëshe në Los Angeles. 41 vjecari Pursehouse, u arrestua si I dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë.

Policia tha se Amie, modele e Playboy-t, kishte shprehur së fundi frikë për sigurinë e saj dhe kishte depozituar dhe një kërkesë për urdhër mbrojtjeje kundër tij.

Harwick ishte kthyer në terapiste për cifte me probleme familjare dhe të natyrës intime dhe shfaqej shpeshherë në programe televizive dhe në kanalin e vet në Youtube, për të promovuar punën e saj.

Previous ArticleNext Article