Mesazhi i dhimbshëm i moderatores së vetëvrarë!

Britani u trondit pak ditë më parë nga lajmi i vdekjes së moderatores së njohur, Caroline Flack. Vetëm disa orë pasi kishte marrë një mesazh nga  i dashuri për Shën Valentin, prezantuesja e fashme e “Love Island”, i dha fund jetës në apartamentin e saj në Londër.

Humbja e saj shkaktoi trishtim të madh. Caroline kishte pasur një zënkë të fortë me partnerin në muajin dhjetor, e për këtë ishte thirrur me policia që e kishte arrestuar moderatoren. Por i dashuri nuk ngriti akuzë kundër saj.

Tani, të afërmit e Caroline kanë nxjerrë një mesazh të saj që nuk është bërë publik, pasi u këshillua se ishtë më mirë të mos e postonte. Ai tregon qartë gjendjen shpirtërore të 40 vjecares.

“Në 12 dhjetor 2019 u arrestova për sulm ndaj të dashurit tim … Brenda 24 orëve e gjithë bota dhe e ardhmja ime u shembën në këmbët e mia dhe të gjitha muret që kisha ndërtuar rreth meje prej kaq kohësh, u rrëzuan. Papritur unë jam në një skenë tjetër dhe të gjithë po e shohin atë që po ndodh. Unë gjithmonë kam marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi atë natë, por e vërteta është se ishte një aksident. Kam pasur kriza emocionale për një kohë shumë të gjatë. Por unë nuk jam një abuzuese në familje. Ne patëm një zënkë  dhe ndodhi një aksident. Një aksident. Gjaku që dikush e publikoi në gazetë ishte gjaku im. Kam humbur punën. Shtëpinë. Aftësinë time për të folur. Nuk mund të kaloj çdo ditë duke u fshehur e duke mos mundur të flas me askënd. Më vjen shumë keq për familjen time, për problemet që u kam sjellë dhe për gjërat që miqve të mi iu desh të kalojnë. Nuk po mendoj se si do t`i rikthehem karrierës sime. Po mendoj sesi t`i rikthej normalitetin vetes dhe familjes sime”- ka shkruar ndër të tjera ajo.

Previous ArticleNext Article