“Mos u marto më kurrë, unë jam mbreti”; 22 vite nga vdekja e Dianës, mësohet ç’urdhër i ka dhënë i biri William!

 

Ndonëse kanë kaluar 22 vite nga ndarja nga jeta e princeshës rebele Lady Diana, çdo informacion i ri që del rreth jetës së saj ende përbën shumë kuriozitet tek publiku.

Diana ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me dy djemtë e saj William dhe Harry të cilët e vuajtën tepër vdekjen e së ëmës. Thuhet se Harry ka qenë më i hapur për të pranuar divorcin e prindërve të tij, pasi si natyrë e hapur që në fëmijëri ai donte vetëm lumturinë e prindërve të tij.

Pak më ndryshe e ka përjetuar divorcin djali i madh i Dianës William, i cili është një natyrë krejt ndryshe nga i vëllai, dhe që në moshë të re ai ka aspiruar fronin mberëror.

Së fundmi është mësuar se William asokohe vetëm 15 vjeç e kishte ‘urdhëruar’ të ëmën që pas divorcit ajo  nuk duhet të martohej më kurrë.

Madje burime pranë familjes mbretërore kanë bërë me dije se William ja bënte shpesh të ditur nënës së tij se ai është Mbreti dhe ajo duhet ta dëgjonte.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article