KreuStil Jetese

Ylli i Pussycat Dolls shfaqet në Brit Awards me të njëjtën veshje si këngëtarja shqiptare!

Me një veshje prej sirene që ia ekspozonte trupin shumë: kështu u shfaq në Brit Awards ylli i Pussycat Dolls, Ashley Roberts.

Por nuk kemi shumë që e pamë të njëjtin kombinim crop top me një fustan të gjatë tyli të mbushur me gurë të shndritshëm. Të njëjtën veshje mbante Eleni Foureiras, në after party-n e cmimeve më të rëndësishme të kinematografisë, atyre Oscar.

Eleni, me trupin e nxirë dhe format e theksuara, dukej tamam si një hyjneshë deti. Këngëtarja shqiptare kishte preferuar që t`i mbante flokët të mbledhur, ndërsa Ashley, të lëshuar. Me këtë veshje, stilistja greke Celia Kritharioti duket ka tërhequr mjaft vëmendje, përderisa po preferohet kaq shumë. Ajo krijon efektin e “wet look“, të cilin e eksperimentoi me shumë sukses Kim Kardashian në Met Gala 2019, kur i mahniti të gjithë me veshjen e saj që dukej sikur sapo kishte dalë nga uji!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF