KreuStil Jetese

KENI MENDUAR NDONJËHERË PËR NJË KREM ZBARDHUES PËR ZONËN INTIME?

TOSKANI Cosmetics vijon me risitë e tij. Në portofolin e produkteve për përdorim personal, tashmë një zgjidhje dedikuar zonës intime. Kremi Intim Radiance zbardh, hidraton dhe rinovon zonën intime! Eshtë një krem xhel me një strukturë të freskët dhe të lëngshme të formuluar posaçërisht për të luftuar plakjen e lëkurës në zonën intime duke i rikthyer pamjen natyrale të saj. Ky krem rekomandohet veçanërisht për nënat pas lindjes duke ndihmuar rinovimin e organeve gjenitale. Zona e jashtme vulvo-vaginale kërkon një kujdes të veçantë për shkak të ndjeshmërisë së saj ekstreme dhe karakteristikave të veçanta që e dallojnë atë nga pjesët e tjera të trupit.

PH pak acid i këtij kremi, nuk ndryshon ekuilibrin e mikrobiomës së zonës intime, duke shmangur kështu shfaqjen e kandidës e cila shkakton parehati. Kremi përmban një kompleks zbardhues të kapsuluar, të formuar nga liposome të gjeneratës së fundit të cilat depërtojnë dhe lëshojnë Acid Phytic, Azeloglicin, Bisabolol, Vitaminë B3 dhe Vitaminë C në shtresa specifike të lëkurës. Gjithashtu risia më e fundit e TOSKANIT ndihmon në çrregullimet komplekse që ndodhin në nivele të ndryshme të lëkurës, si përshembull problemet e hiperpigmentimit në zonën intime dhe të sqetullave.

Ky krem është një trajtim perfekt për t’u përdorur gjatë seancave të epilimit me laser. Për më tepër, këto liposome imitojnë funksionin biologjik të shtresave bazale të epidermës, duke rindërtuar strukturat lipide të lëkurës. Shfaqja e njollave të errëta është pasojë e proceseve që ndodhin në shtresa të ndryshme të lëkurës. Për t’i luftuar ato, sasia e melaninës në lëkurë duhet të zvogëlohet dhe formimi i saj duhet të parandalohet.

Përdorimi i këtij kremi lejon që të bëhet një veprim shumë i përqendruar, duke arritur në shtresat e përshtatshme të lëkurës për të patur kështu një përfitim të vërtetë në problemet e hiperpigmentimit.

Radiance Intimate Cream:

Acidi hyaluronik forcon barrierën e lëkurës

Neutralizon radikalet e lira dhe gjeneron Vitaminën E, duke parandaluar plakjen e lëkurës, si pasojë e dëmtimit të shkaktuar nga ekspozimi i rrezeve UVB.

Radiance Intimate Cream, nga TOSKANI Cosmetics, e vetmja kompani në Shqipëri që sjell një krem dedikuar zonës intime, gjendet në klinika mjekësore dhe farmaci, i rekomanduar vetëm nga specialisti!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF