Martesë në horizont? Young Zerka flet për lidhjen me Ronela Hajati

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një nga çiftet e njohur shqiptarë që ka zgjedhur ta shijojnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave dhe skandaleve.

Ndonëse tashmë prej gati 5 vitesh bashkë, artistët zgjedhin që t’i shmangin bisedat për romancën e tyre, megjithëse në ndonjë intervistë herë pas herë na e shuajnë kuriozitetin.

Këtë ka bërë Young Zerka në intervistën e tij të dhënë për emisionin “Glamour Zone” ku është pyetur për lidhjen me këngëtaren. Ai ka treguar se ka zgjedhur që deri më tani të jetë i rezervuar për romancën për shkak se nuk ka vendosur ende të krijojë familje.

“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do te them diçka”, u shpreh ai.

Ai pranoi se ldihja me Ronelën po shkon shumë mirë dhe se martesa është në mendimet e tij. “Patjetër që po, është normale vjen një farë kohe që njeriu duhet të krijojë një familje”, theksoi ai.

 

Previous ArticleNext Article