Vëthët 12 dollarëshe të Kate Middleton u rikthyen, dhe u shitën sa hap e mbyll sytë!

E kanë quajtur “mbretëresha e aksesorëve“, sidomos e vëthëve që i pëlqen aq shumë. Dhe Kate Middleton  ka treguar se di t`i kombinojë me shumë shije me cdo veshje.

Zgjedhjet e saj tërheqin përherë vëmendje, por kur bëhet fjalë edhe për aksesorë të lirë, të cilat mund t`i blejë kushdo, atëherë vëmendja shumëfishohet! Të tillë ishin vëthët e Accessorize, që dukesha i mbajti në verë, gjatë vizitës në  kopshtin “Back to Nature”. Kate kishte veshur një fustan jeshil poshtë gjurit, dhe sandale tip “wedges“, që i preferon aq shumë.

Kur vëthët dolën në shitje, u “zhdukën“ menjëherë, dhe tani që u risollën përsëri, ndodhi e njëjta gjë! Nga Kate ta kenë të gjithë këtë sukses, thoni?

Previous ArticleNext Article