KreuBusull

Komediani me nanizëm i vjen në ndihmë vogëlushit që tallej nga shokët; mbledh 200 mijë paund për ta çuar në Disneyland!

 

Quaden Bayles është vogëlushi me nanizëm video e të cilit teksa shihet duke qarë dhe duke ju lutur së ëmës t’i jepte një litar që të vriste veten, pasi shokët në shkollë e tallnin për shkak të gjatësisë së tij, ka bërë xhiron e botës.

Miliona njerëz nëpër botë janë solidarizuar me të voglin dhe kanë shprehur dëshirën t’i vijnë në ndihmë qoftë edhe duke i dhuruar thjesht një përqafim. Komediani i njohur, Brad Williams i cili është po ashtu me nanizëm, ka ngritur një faqe për të mbledhur fonde për 9 vjeçarin në mënyrë që ai të shkojë në Disneyland.

“Po e hap këtë fushatë për t;i treguar Quaden se bullizmi nuk do të tolerohet më tek ai dhe se ai është një qenie e mrekullueshme që meriton vetëm lumturi. Do ta marr Quaden dhe nënën e tij dhe do sjell në USA, do t’i akomodoj në një hotel të mirë dhe do të shkojnë në Disneyland”; është shprehur komediani i njohur.

Ende pa mbushur 24 orë nga hapja e kësaj fushate, njerëzit kanë dhuruar më shumë se 200 mijë dollarë dhe sigurisht ata vazhdojnë të dhurojnë dhe urojmë që kjo të shërbejë sadopak që Quaden të ndihet më mirë dhe të kuptojë se ai është një vogëlush i mrekullueshme dhe se bota ka plot njerëz të mirë që do ta duan dhe do ta vlerësojnë atë për atë që është.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF