KreuCelebrity

Nga Top Talent në Oscars; këngëtarja shqiptare XING me reperen e huaj!

Sonte në mbrëmje në programin “Top Talent” në Top Channel nis faza e çerek finaleve, ku si çdo javë edhe këtë puntatë produksioni premton një super spektakël.

Prej disa ditësh ekrani i Top Channel po transmeton promon e episodit të radhës të “Top Talent 3”, dhe e ftuara speciale e mbrëmjes së sotme është Flaka Krelani.

E veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të zezë, me një të çarë të theksuar anash, krijuar nga stilistja Dona Matoshi; veshja e Flakës na kujtoi se vetëm 10 ditë më parë në ndarjen e çmimeve Oscars të njëjtin fustan, krijuar nga po e njëjta stiliste e kemi parë tek reperja me famë botërore Blac Chyna.

Nëse mendoni se Flaka Krelani është frymëzuar nga Chyna për të veshur të njëjtin fustan në Top Talent, gaboheni.

Në fakt ka qenë Flaka ajo që  e ka veshur e para fustanin seksi të stilistes Dona Matoshi dhe produksioni i Top Talent ka pranuar se puntata e sotme është xhiruar vetëm pak ditë para Oscars.

Pra ky fustan ‘udhëtoi’ nga Top Talent në Top Channel; në Oscars, në Teatrin Dolby në Los Angelos.

Dhe siç e do ‘tradita’ e lajmeve të tilla pyetja që ju bëjmë është; cilës i rri më bukur?!

 

 

Çerekfinalja e parë, të premten, ora 21:00, në ekranin e Top Channel. @ori_nebijaj @topchannelalbania @flaka.krelani @olticurri @jonidavokshiofficial @hervinculi @amucaj

A post shared by Top Talent – Top Channel (@toptalent.tch) on

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF