KreuStil Jetese

Pas humbjes së të atit, Klajda Gjosha na prezanton me të bijën 7 muajshe

Ky muaj nuk ka qenë aspak i lehtë për politikanen e njohur Klajda Gjosha. Vetëm 2 javë më parë, ish-ministrja e Integrimit humbi babain e saj, i cili u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante së fundmi.

Por, krahas dhimbjes, Klajda përjeton edhe grimca lumturie e gëzimi falë edhe dy fëmijëve të saj, djalit Luis dhe vajzës së vogël Greis.

E nëse djalin 5-vjeçar të politikanes së LSI-së e kemi njohur më herët, vogëlushen Greis e njohëm për herë të parë falë kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ka qenë kjo e fundit ajo që  e ka nisur këtë të premte në familjen e Gjoshës dhe ka prezantuar edhe bebushen Greis tashmë 7-muajshe.

Sot e nisa ditën me Klajdën dhe vajzën e saj Greis. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Janë motivi për të mos u ndalur! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë”, shkruan Kryemadhi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF