Prindër të 12 fëmijëve; njihuni me historinë e rrallë të italianëve që jetojnë në Lezhë!

 

Në një kohë kur ditët e sotme numri i lindjeve është zvogëluar ndjeshëm, një çift që ka sjellë në jetë 12 fëmijë përbën një histori vërtetë të rrallë, për të cilën të gjithë duam të dimë më shumë.

Bëhet fjalë për Rafaele dhe Franceska Fiori një çift misionarësh nga Italia që prej 15 vitesh kanë zgjedhur të jetojnë në qytetin e Lezhës. Dyshja janë prindër të 12 fëmijëve dhe sipas tyre fëmijët nuk janë asnjëherë shumë.

Të ftuar në programin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus Rafaele dhe Franceska kanë rrëfyer ndjesinë e veçantë të të qenit në një familje kaq të madhe dhe si me humor nëna e shtëpisë tha se fëmijët asnjëherë nuk janë shumë, pasi besojeni ose jo por shpesh në shtëpi mbesin vetëm tre vetë, prindërit dhe djali më i vogël 2 vjeçar.

“Tani jo, jam mësuar sepse fëmijët kanë ardhur një nga një nuk kanë ardhur të 12-të për një ditë. Familja rritet bashkë dhe adaptohet situata.Sinqerisht, një muaj më përpara isha unë, Rafaelo dhe fëmija i vogël na dukej krejt e çuditshme, krejt absurde dhe kam thënë sa keq kjo situata që jemi vetëm tre veta rreth tavolinës. Fëmijët e tjerë kishin ardhur në Tiranë për festën e Krishtlindjes dhe për ne është normale në mënyrën si jemi . Normalisht që është një punë, në mëngjës zgjohemi herët shkojnë në shkollë të gjithë fëmijët përveç të voglit që është dy vjec. Pastaj vijnë të gjithë për drekë e më pas pasdite kanë aktivitete të ndryshme jashtë shtëpie, kurse unë bëj taksisten që i shoqëroj sepse kemi shtëpi me qera jashtë qytetit”; u shpreh Franceska

Fëmijët e çiftit kanë vetëm nga një vit apo 2 diferencë nga njëri tjetri dhe më madhi është 23 vjeç ndërsa i vogli 2 vjeç.

Previous ArticleNext Article