KreuStil Jetese

Flutura Açka për Alketa Vejsiun: Ja çfarë nuk më pëlqeu te Sanremo

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka qenë e ftuar në emisionin “Provkacija”” të gazetarit Mustafa Nano. Açka a folur me rezerva për tekstet e këngëve që shkruhen në Shqipëri duke thënë se ato lënë shumë për të dëshiruar dhe bëhen thjesht për të fituar klikime e disa para.

“Mua askush deri tani nuk më ka kërkuar ndonjë kompozitor e të më thotë, Zonjë a bëni dot një tekst për mua? Do e kisha bërë me dashurinë më të madhe, askush. Duan ato tekstet e tyre naive, të perceptueshme për njerëzit e zakonshëm, nuk duan t’i fusin njerëzit në mendime kur të dëgjojnë muzikë. Shikoni Sanremon, shiko tekstet çfarë tekstesh janë. Pas tyre janë poet shumë të mëdhenj që janë shumë të përgjegjshëm kur e nxjerrin fjalën. Këtu bëhen poezi të momentit për të fituar klikime për të fituar ca para dhe kaq. Nuk kanë asnjë vetëkontroll”, tha Açka.

Në këtë moment të bisedës, Nano e pyeti shkrimtaren se ç’mendim ka ajo për pjesmarrjen e Alketa Vejsiut në festivalin italian e Açka u përgjigj duke thënë:

“Në fund të fundit, që një vajzë shqiptare të shkojë deri në Sanremo, pavarësisht si e qysh, është një gjë shumë e mirë dhe përgëzuese. Unë jam ndjerë shumë mirë që një vajzë shqiptare shkon deri në Sanremo. Do kisha dash që ajo të ishte më e ngadaltë, që ato që thoshte t’i artikulonte më e qetë, por kjo është në natyrë, ashtu si dhe unë kam natyrën time. Gjithsesi nga ana ime ka përgëzimet e mia.”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF