KreuStil Jetese

Krimineli më HOT në botë kalon në pasarelë dhe ‘vjedh’ gjithë vëmendjen

Ai është konsideruar si ‘krimineli më hot në botë’ kur fotografia e tiij pas ndalimit u bë virale në 2014-ën.

Ndërsa tashmë Jeremy Meeks, 36 vjeçar gëzon edhe titullin e ‘modelit më hot’ teksa sfilon në pasarelë me një xhaketë të zezë lëkure në sfilatën e “Extremedy” në Javën e Modës në Milano, të premte.

Meeks e nisi sfilatën i veshur me një xhaketë lëkure me vata me gurë, e cila i ekspozonte muskujt he gjithë tatuazhet.

Kaliforniani ia doli të rrëmbejë gjithë vëmendjen jo vetëm të të pranishmëve por edhe të mediave me veshjet e shkëputura nga koleksioni Vjeshtë-Dimër i markës së njohur.

36-vjeçari ia ka dalë të bëjë një kthesë në jetën e tij që nga koha kur përshkruhej si një ndër kriminelët më të dhunshëm të zonës së Stockton, Kaliforni. Ai u lirua nga burgu në vitin 2016 duke thënë se kishte gjetur Zotin, e pas daljes arriti të siguronte shpejt kontrata për të punuar si model me disa marka të njohura.

Në këtë kohë, Jeremy u njoh me trashëgimtaren e TopShop- Chloe Green dhe la bashkëshorten me të cilën kishte një lidhje 10-vjeçare. Chloe dhe Jeremmy thuhet se ia kanë ngulur sytë njëri-tjetrit në Festivalin e Filmit në Kanë në maj të 2017-ës kur ai modelonte për Phillip Plein. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur Jayden në Maj të 2018-ës.

Meeks ka gjithashtu një djalë nga martesa e mëparshme me Melissa Meeks, me të cilën ka qenë i martuar nga 2008-2018-ën.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF