Vajza albine rrëfen bullizmin e përjetuar, Bes Kallaku jep një mesazh që ta dëgjojnë të gjithë!

E gjithë bota u prek nga rasti i bullizmit ekstrem që e bëri një fëmijë australian të prekur nga nanizmi te thoshte se nuk e donte më jetën. Por ky fenomen fatkeqësisht, është i përhapur gjithandej, e Shqipëria nuk përbën aspak përjashtim. Personat që konsiderohen ndryshe, nuk pranohen lehtë nga shoqëria dhe shpesh, përballen pa të drejtë me paragjykime e përbuzje. Një prej tyre, Elisa, një vajzë albine, ishte e ftuar bashkë me të ëmën, Denisën në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” .

Publiku dëgjoi sesi Elisa ishte dhunuar përgjatë gjithë jetës psikologjikisht edhe fizikisht nga moshatarët e saj, e jo vetëm. Vajza ishte detyruar disa herë të ndërronte shkollë. Ajo nuk është ndjerë asnjëherë e pranuar në shoqëri, e kjo përvecse mbi Elisën vetë, ka pasur një ndikim të fortë edhe mbi njerëzit e saj të afërt. “Je arsyeja e jetës sime, por unë nuk dua të dëgjoj prej teje që ti nuk vlen, pasi ti je gjithçka që unë kam, prandaj më premto që do ndryshosh!”, i tha e ëma. Vetë vajza u shpreh se nuk e kuptonte sesi mund ta paragjykonin vetëm për pamjen e jashtme. “ Si mund të përbuzin dikë duke mos e njohur nga ana e brendshme, nga karakteri i tyre? “, ishte pyetja e saj. Bes Kallaku, i ftuari surprizë I mbrëmjes, pati një mesazh mjaft të fortë për rastin e Elizës, dhe bullizmin në përgjithësi.

“Sot shoqëria të neglizhon për faktin se ti je ndryshe nga ata, por ajo që e ndot njeriun është fjala e keqe që thotë prej gojës së tij. Ne nuk na zbukuron as lëkura, as bukuria e jashtme, por ajo që ne kemi përbrenda, shpirti dhe karakteri ynë,“ tha Besi, e nuk mund të kishte folur më bukur!

Previous ArticleNext Article