KreuStil Jetese

Pak ditë më parë hyri në Guiness, ndërron jetë burri më i vjetër në botë

Chitetsu Watanabe, i cilësuar si njeriu më i vjetër në botë ka ndërruar jetë.

Banues në Joetsu City i Japonisë, i moshuari u nda nga jeta në moshën 112 vjeçare, pak dit ëpasi u dekorua me çmimin “Guinnes”, si burri më i vjetër në botë, çmim ky që iu akordua në 12 shkurt të këtij viti.

Sipas mediave ndërkombëtare, Chitetsu humbi jetën 11 ditë para ditëlindjes së tij të 113-të dhe lajmin e vdekjes së tij e kanë konfirmuar zyrtarët më të lartë të Organizatës “Guinnes” dhe familjarët.

 

Mësohet se Ëatanabe kohët e fundit nuk kishte mundur të konsumonte ushqim dhe ankohej së tepërmi për problemet me frymëmarrjen si dhe temperaturën e lartë. Ai ishte babai i 4 fëmijët, 12 nipat dhe 16 stërnipave.

 

Ëatanabe ka lindur në provincën Nigata, e cila ndodhet në Veri të Japonisë në vitin 1907, ndërkohë ka punuar dhe në Tajvan për më shumë se 18 vite. Në momentin që u rikthye në vendlindje vazhdoi karrierën e tij në administratën lokale, ku dhe punoi deri sa doli në pension.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF