KreuCelebrity

Bebe Rexha tregon pasojat e të qënit bipolare: “Doja të hidhesha nga makina”!

Bebe Rexha foli për të parën herë hapur mbi sëmundjen e saj. Këngëtarja e ka pranuar se është bipolare, po tani rrëfeu se cfarë do të thtoë saktësisht një sëmundje e tillë.

“ Isha shumë e frikësuar”, tha Bebe për revistën Self.

“ Nuk doja ta mendoja se dicka nuk ishte në rregull me mua. Frika më e madhe e jetës sime ishte se mos cmendesha. Ndjeva se po të hapesha me fansat, më në fund do t`i thosha vetes se nuk do të kthehesha në të burgosurën e kësaj sëmundjeje. E ndoshta, kjo do të bëjë dhe dikë tjetër të mos ndihet I burgosur. Prandaj vendosa që të hapem dhe ta cliroj veten nga e gjithë kjo”, ka qenë pohimi i saj.

Lufta brenda vetes, ka qenë e fortë. “Ti mendon : a do ta prekë kjo karrierën time? A do të më gjykojnë njerëzit? A do të duan të punojnë me mua?” , është shprehur ajo, duke treguar gjithashtu sesi përjetonte momente dëshpërimi ekstrem. Madje sic tha, I kishte ndodhur që kur ndodhej në sediljen e pasagjerit, kishte menduar edhe të hapte derën e të hidhej!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF