KreuCelebrity

Kim Kardashian godet të motrën, pamjet bëhen virale!

Kamerat kanë kapur momentin kur Kim Kardashian godet të motrën, Kourtney dhe pamjet u shpërndanë menjëherë në internet. The Sun thotë se këto filmime tregojnë qartë se Kim nuk i ka kapërcyer ende problemet me motrën e madhe dhe këtë e dëshmoi sipas gazetës, trajleri dramatik. Tensionet mes motrave janë përshkallëzuar, pasi Kim u kthye ashpër kundër Kourtneyt në trailerin e porsapublikuar. Aty shihet një herë diskutimi I flaktë mes Khloe me Kourtneyn në kuzhinë; ajo iu drejtua duke I thënë  “Pse duhet të kesh një qëndrim?”.Kourtney përgjigjet: “Vetëm mos përfshini veten në biznes që nuk është i juaji.” Në videon tjetër vjen momenti kur inati shpërthen dhe Kim godet Kourtneyn teksa po debatonin.  Ajo dëgjohet duke thënë “Ti nuk ke çfarë të thuash”.

Tani, ose është vërtet një zënkë e fortë, ose është pjesë e show-t dhe përpjekjeve për të tërhequr sa më shumë audiencë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF