KreuStil Jetese

Laert Vasili e pranon: “I lidhur prej 5 vitesh ja kush është ajo…”

Më mirë beqar apo në një marrëdhënie ka qenë pikërisht kjo tema që është diskutuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel.

Një ndër të ftuarit e mbrëmjes ka qenë edhe aktori i njohur Laert Vasili, i cili ka shkaktuar jo pak zhurmë në studio.

E pyetur nga moderatorja Jonida Shehun për statusin aktual të tij, ai ka treguar se është i lidhur prej gati 5 vitesh dhe ajo quhet Blanche, por më pas ka treguar se e kishte fjalën për qenushen e tij.

 “Jam i lidhur me Blanche. Në shqip Bardha. Është një vajzë që është rritur në Paris. Unë jam i lidhur me të dhe kemi më tepër se 4 vjet e gjysëm, 5 pothuajse që flemë bashkë çdo natë. Ajo vë putrat e saj tek shpatulla ime. Blanche është një super krijesë që sa herë që hy në shtëpi, më sheh në sy”, është shprehur Laert Vasili, ku në studio më pas shpërthyen të qeshurat, por edhe diskutime të mëdha.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF