KreuCelebrity

Në mënyrën e saj Xhemi Shehu i përgjigjet për herë të parë Alketës!

Postimin ironik  i “Revista Class” drejtuar Xhemi Shehut pak javë më parë të gjithë e mbajmë mend, por për ata që e kanë harruar bëhet fjalë për këtë artikull.

Pra, deri tani moderatorja nuk kishte bërë asnjë reagim publik rreth këtij postimi, dhe në fakt deri pasditen e së mërkurës.

Xhemi dhe Salsano ishin të ftuar pasditen e 26 shkurtit në programin “Ftesë pa 5” për të folur rreth nisjes së sezonit të ri të Portokall dhe jo vetëm.

 

Ndër të tjera kolegët u pyetën se çfarë mendonin për njëri tjetri dhe Salsano u shpreh se Xhemi i kushton më shumë rëndësi fjalëve që thotë sesa imazhit të saj në daljet në televizion, moderatorja u përgjigje se e bën këtë që të mos ngjajë si gagaçe.

 “Nuk besoj që ka një moderatore në Shqipëri që nuk e vret mendjen fare për look-un e saj me atë veshje që i japin sigurisht, që i sjellin për të prezantuar,”-tha Salsano.

“Nuk është shumë gjë e mirë kjo me thënë të drejtën, duhet ta vras i çikë mendjen, duhet të vendos make up këtu tek krah, te këmbët që të mos më dalin si punë,”- iu përgjigj Xhemi.

Më pas modetaroi shtoi: “Po, por kjo tregon se ti nuk ke prioritet atë që do veshësh sesa tek ajo që do thuash.”

 “Tek fjala e kam, që të mos ngjaj si gagaçe (qesh),”- përfundoi prezantuesja.

Pra Xhemi sa dha një replikë ironike tërthorazi për Alketën?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF