KreuStil Jetese

Shkëlzen Berisha feston ditëlindjen, Armina zbulon surprizën në mesnatë!

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni feston sot 41 vjetorin e lindjes së tij. Pikërisht për këtë ditë kaq të veçantë për të, partnerja e tij, blogerja e njohur Armina Mevlani i ka përgatitur një surprizë në mesnatë.

Armina Mevlani ka publikuar një foto në Instastory ku shihen disa shirita shumëngjyrëshnë formën e fishekzjarreve të letrës si për të treguar atmosferën dhe surprizën e përgatitur për djalin e ditëlindjes’.

Dyshja janë në një lidhje sentimentale prej gati 9 vitesh dhe në muajin tetor të vitit 2018 u fejuan në një ceremoni familjare. Thashethemet më të fundit për çiftin thonë së dyshja do të shkojë drejt altarit këtë vit, ndonëse sipërmarrësja 29-vjeçare i mohoi zërat për një martesë të mundshme në 202-ën.

Kujtojmë se kjo do të jetë martesa e dytë për juristin, i cili ka qenë i martuar me Sadije Berishën me të cilën ka edhe dy fëmijë, tashmë adoleshentë që jetojnë me të ëmën jashtë Shqipërie.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF