KreuFashion

TEOXANE sjell akademinë e famshme të mjekësisë estetike në Tiranë!

Mjekësia është një shkencë, informacionet rreth së cilës nuk mbarojnë kurrë. Mjekët të çfarëdolloj fushe duket se do të mbeten studentë të përjetshëm, gjithmonë në kërkim të studimeve e risive që sjell kjo fushë.

Megapharma e njohur për bashkëpunimet dhe portofolin e pasur me brande prestigjoze në fushën e estetikës, investoi sërish për të sjellë fjalën e fundit të kujdesit facial në vendin tonë:

 

Këtë fundjavë në ambientet e Hotel Rogner, doktorët e mjekësisë estetike patën fatin të ndjekin nga afër një nga ‘masterclass’-et më profesionalë që janë mbajtur ndonjëherë në vendin tonë.

Bashkëpunim i Teoxane dhe përfaqësisë së tij në Shqipëri Teoxane Albania ofroi një mundësi unike për specialistët shqiptarë të lëkurës  dhe të mjekësisë estetike duke ndarë me ta disa nga teknikat më inovatore dhe më trend të aplikuara në botë si ‘Mid Face Volumization’, ‘Tear Trough Rejuvination’, ‘Lower Face & Jawline’.

Dr. Lee Walker Kirurg maksilofacial nga Britania e Madhe me 16 vjet experiencë në mjekësi estetike.

Nëpërmjet këtij trajnimi, drejtuar nga dy prej mjekëve  më të njohur në botë, njëri prej tyre themelues i Akademisë faciale estetike n.1 në Britani; Dr. Lee Walker dhe Dr. Raul Cetto; mjekët shqiptarë u njohën nga afër rreth metodave më inovatore të injektimit të fillerave me acid hialuronik.

Dr Raul Cetto Otolaringolog dhe Kirug, i specializuar së fundmi edhe në mjekësi estetike

Për herë të parë në historinë e trajnimeve të kësaj fushe, doktorët Walker dhe Cetto lançuan platformën akademike digitale on-line, një mundësi fanstatike për doktorët e lëkurës për të ndjekur studime online.

Akademia Lee Walker është ndër shkollat më prestigjoze të mjekësisë estetike në Britani e si e tillë një trajnim apo kurs nga kjo Akademi është investimi për të cilin çdo doktor ka nevojë për karrierën e tij. Kompania Megapharma, me drejtues z.Rasim Hamzaraj dhe z.Robert Cina përtej emrave të rëndësishëm të fushen e  farmaceutikës, dallon gjithmonë për investimet në trajnime e masterclass-a me emra të njohur të mjekësisë botërore!

Nga e majta në të djathtë; Rasim Hamzaraj (Menaxher i Përgjithshem i Megapharm), Dr. Lee Walker Kirurg maksilofacial, Dr. Robert Cina (Menaxher i Përgjithshem i Megapharm)

Nga e majta në të djathtë; Dr. Lee Walker Kirurg maksilofacial, Rasim Hamzaraj (Menaxher i Përgjithshëm i Megapharm), Dr Raul Cetto Otolaringolog dhe Kirug

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF