KreuStil Jetese

Vit i brishtë; 1 herë në 4 vjet, ky është këngëtari shqiptar që feston sot ditëlindjen

2020-ta konsiderohet vit i brishtë sepse kalendari nuk ka 365 ditë por 366, për shkak se shkurti ka 29 ditë.

Ky fenomen ndodh 1 herë në 4 vjet e njerëzit e lindur në këtë datë, ndonëse përgjithësisht festojnë më 1 Mars, kur vjen viti i brishtë sigurohet që festimet dhe ditëlindja të jetë po kaq e veçantë.

Por a e dini që një këngëtar i njohur shqiptar ka lidnur në 29 shkurt dhe i duhet të festojë një herë në 4 vjet?

Ai është Capital T, artisti nga Kosova shumë i njohur për publikun i cili sot feston ditëlindjen e tij të 28-të.

 

 

Best ive ever been on everything ?No?

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Siç mësohet nga postime te fundit të bëra në llogarinë e tij në Instagram , True Capo ka udhëtuar drejt Marakeshit, në Marokë dhe e ka pritur ditëlindjen duke darkuar pranë një akuariumi, e një ambienti që duket tejet relaksues.

 

 

#Flexin on my Birthday ? ? ? #28 shihem mas 4vjetve

A post shared by Capital T (@truekapo) on

“28, shihemi pas 4 viteve”– shkruan Capital T duke sjellë në vëmendje rastësinë e veçantë të ditëlindjes së tij.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF