Jonida “bombë” me rrobebanjo, shtatzëna më seksi që kemi parë!

Në fillim, mezi e pohoi shtatzaninë, e i la ca portalet të hamendësonin. Por tani që e dimë, Jonida Vokshi po i “rreshton” fotot njëra pas tjetrës, duke na treguar sa barkun e rrumbullakosur, aq edhe super formën e saj fizike ( që vështirë të mos ngjallë zili).

Në fakt, në fotot e fundit që ka postuar në InstaStory, moderatorja shihet me rrobebanjo në një pishinë të mbyllur, ndërsa përtej xhamit dallohet qartë një pejsazh i mrekullueshëm dimëror me dëborë. Jonida duket në formë të shkëlqyer!

“ Ne të dy relax, babi me mision na bën foto”, ka shkruar ajo.

Moderatorja dhe partneri i saj, Besnik Krapi, e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë shtatorin e vitit  të kaluar dhe tani, me mbërritjen e një fëmijë, kjo familje e bukur nuk mund të ishte më e kompletuar se kaq!

Previous ArticleNext Article