Nënë e tre fëmijëve, ndahet nga bashkëshorti nutricienia e njohur!

Një nga lajmet e kësaj fundjave që lamë pas ka qenë ndarja nga bashkëshorti i nutricienes së njohur Diola Dosti. Ka qenë vetë nëna e tre vajzave, që ka bërë një postim në facebook, ku ka lajmëruar këtë ngjarje të jetës se saj!

“Te dashur miq,
Pas një periudhe të gjatë mosmarrëveshjesh, me konsesus të të dy palëve, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës tonë më shumë se 12 vjeçare. Prioriteti jonë padiskutim do të jenë vajzat tona, për hatër të të cilave u kërkojmë dhe juve mirekuptim që të mos ndërhyni në privatesinë tonë.
Ne do të vazhdojmë të mbetemi miq”!

Diola Dosti, ka qenë një personazh që ka ndarë me publikun mjaft momente nga jeta e saj. Ajo ka qenë prezente me bashkëshortin e saj edhe në studio televizive, ku kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë dhe prindërimin!

Bashkëshorti i Diolës, Dardan Baftiu është mjek gjenekolog në Prishtinë.

 

Previous ArticleNext Article