KreuFashion

Recetë/ Patëllxhan i thekur me domate

Recetë/ Patëllxhan i thekur me domate

Përbërësit: Dy patëllxhanë, 40 gram gjizë, 4 domate, 20 gram kaperi, gjethe nenexhiku, vaj ulliri, piper i kuq djegës, kripë e trashë.

Përgatitja: Lani dhe pastroni patëllxhanat dhe pritini në feta. Spërkatini me kripë të trashë dhe i lini të pushojnë në një kullesë për 10 minuta. Thajini dhe vendosini në letër kuzhine. Hidhini pak vaj ulliri dhe futini në furrë në temperaturë 180 gradë celsius për 10 minuta. Lërini të ftohen mënjanë.

Lani domatet, pritini në gjysmë dhe hiqni farat. Në një tas të vogël hidhni 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër me 1 lugë uthull verë të bardhë, një majë kripe dhe një majë piper djegës. Shtoni 20 gr kaperi turshi, 2 degëza të copëtuara të nenexhikut dhe përziejini. Shtoni domate të prera në kubikë dhe më pas hidhni gjizën. Vendoseni masën mbi fetat e pjekura të patëllxhanit dhe dekorojeni me disa gjethe nenexhiku.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF