KreuCelebrity

Justin Timberlake dhe Jessica Biel i japin fund lidhjes 13 vjeçare?!

Për herë të parë në historinë 13 vjeçare të lidhjes së tyre, romanca e Justin Timberlake dhe Jessica Biel pësoi një krisje në nëntor të 2019-ës kur Justin u fotografua teksa kapte duart nën tavolinë me kolegen e tij Alisha Wainwright.

Pas këtij skandali, këngëtari i kërkoi falje publike bashkëshortes së tij nëpërmjet një postimi në instagram.


Pas kësaj u duk se dyshja i sheshuan problemet duke vijuar martesên dhe romancën si një ndër çiftet më të dashuruar në radhën e të famshëmve të botës.


Por, këtë fundjavë Jessica është fotografuar duke dalë nga një farmaci dhe në gishtin e dorës së majtë vihet re mungesa e unazës së martesës.

Mungesa e një unaze në gisht jo domosdoshmërisht tregon se ka telashe në Parajsë, por duke patur parasysh skandalin e fundit të Timberlake, kjo nuk është një shenjë e mirë dhe mediat e huaja kanë nisur të aludojnë për një krisje në martesën e dyshes së famshme.

Gjithsesi nga ana e protagonistëve nuk ka patur ende asnjë deklaratë dhe për momentin gjithçka mbetet në kuadër të thashethemeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF