KreuFashion

CHANEL DESERT DREAM/ Vendet, ku e gjeni në Tiranë!

 

Në koleksionin e fundit të Makeup, CHANEL tërheq vëmendjen me nuanca që sjellin qetësinë dhe madhështinë e shkretëtirës. Nga pudrat tek manikyri, ju do të ndjeni një peizazh eterik me nuancat e rërës, herë të thella, e herë të zbehta, nga tonalitet e thella të tokës me shkëlqimin dhe rrezatimin e artë të diellit.

 

Duke përdorur filtrat e polaroidit që sjellin në fokus shkretëtirën, ju do të zbuloni një gamë ngjyrash nga roza e pjeshkës tek e kafenjta e ftohtë, nga mavia romantike e kombinuar me tekstura mat apo me shkëlqim.

Ky koleksion është sensual, një ëndërr që do t’ju kujtohet gjatë në mendjen tuaj.

Në Tiranë e gjeni në: Coin, Etos, “Beauty and the City”, në qendrat tregrare TEG dhe Toptan, “Beauty Point” në Ring dhe QTU! Një ide e bukur për dhuratat e këtij marsi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF