Recetë e thjeshtë dhe e shijshme/ Qofte me ton!

Përbërësit: 350 gram ton i konservuar në vaj, 6 sardele, 2 të bardha veze, 20 gram djathë Grana Padano, borzilok i freskët, 2 lugë kaperi turshi, 1 limon, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë dhe piper.

Përgatitja: Kaloni tonin në një sitë të dendur dhe më pas vendoseni në një letër për të kulluar. Vendoseni tonin në mikser ku shtoni sardelet, të bardhat e vezëve, djathin, pak kripë dhe piper. I përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene.

Në një tas shtoni kaperin e kulluar dhe lëkurën e grirë të limonit dhe përzieni. Me duar të lagura, jepini përzierjes formën e një roleje klasike. Vendoseni në një letër pjekje dhe izolojeni. Futeni në një tenxhere me ujë të vluar për 45 minuta dhe më pas nxirreni. Prijeni në formë rrethore dhe shtojini borzilok të freskët dhe vaj ulliri.

Previous ArticleNext Article