Recetë/ Rizoto me pulë dhe bizele

Përbërësit: 500 gram oriz, 3 fileto pule, 200 gram proshutë e tymosur, 200 gram bizele, 150 ml verë e bardhë, 150 ml lëng pule, 100 ml vaj ulliri, 20 gram gjalpë, 200 gram krem qumështi, 4 qepë, 2 thelpinj hudhra.

Përgatitja: Vini ujin në zjarr dhe hidhni 3 kubikë koncentrat pule. Shtoni aty bizelet për të zier derisa të zbuten. Filetot e pulës prijini në copa të vogla dhe hidhini në tigan derisa të ketë marrë ngjyrë të bardhë, shtoni edhe proshutën për 2 minuta. Hiqini mënjanë.

Qëroni qepët dhe hudhrat dhe hidhini në një tigan ku do t’i skuqni për 1 minutë. Shtoni orizin, trazojeni nga pak, shuajeni me verën e bardhë dhe hidhni më pas lëngun e pulës pak e nga pak. Në fund hidhni edhe pulën, proshutën dhe bizelet. Pak para servirjes shtoni panën dhe trazojeni mirë.

 

Previous ArticleNext Article