KreuCelebrity

Zaho uron nënën Aneta/ 8 Marsi në një foto!

Gjyshet duket se janë më te përkëdhelurat e 8 Marsit! Një tufë lule është dhurata më e bukur në këtë rast. Nuk i ka munguar ajo nga nipi më i vogël Zaho, as gjyshes Aneta, nënës së kryeministrit të vendit, Edi Rama! Ka qenë vetë Rama që ka postuar këtë moment të ëmbël familjar, ku Zaho i ka bërë vizitën e rastit gjyshes së tij.


Ka qenë kjo edhe mënyra për të përshëndetur gjithë gratë në ditën e 8 Marsit, nga ana e kryeministrit Rama.
Sot në fakt gjithë rrjeti social gëlon jo vetëm nga urimet, por edhe thirrjet, kauzat, ndërgjegjesimin dhe motivimin për të ecur më përpara, për një grua të fortë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF