A do të zhduket virusi me ardhjen e pranverës? Flet shefja e epidemiologjisë

Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini gjatë një interviste të dhënë për emisionin “7 pa 5”, tha se masat janë marrë, por shtoi se kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë raste të reja.

Ajo deklaroi se deri tani janë identifikuar 31 kontakte të 6 të prekurve me koronavirus në Shqipëri dhe se masat e marra janë shumë të përforcuara për ta minimizuar përhpajen e virusit.

Deri tani kemi evidentuar 31 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitivë. Sigurisht që hetimi është në process e sipër sepse nuk mund të mbyllet sepse duhet të shihet nëse do të kemi kontakte më të zgjeruara. Do të dalin rezultate të tjera.”– tha ajo

Sa i takon pyetjes se nëse koronavirusi do të zhduket me ardhjen e pranverës dhe rritjen e temperaturave, Tomini tha se shpresohet që të arrihet diçka e tillë sepse sipas saj, ka një lidhje mes përhapjes së koronavirusit dhe vendeve të ftohta.

Themi shpesh që larja e duarve është një element shumë i rëndësishëm, sa më shumë të lahen duart me ujë të ngrohtë dhe sapun, ai fillon edhe asgjësohet. Temperaturat e larta kanë lidhje edhe me uljen e viruseve stinore. Po të shohim hartën e botës, janë prekur ato vende me sezon dimri. Ndërkohë vendet me temperatura shumë të larta kanë një prekje minimale. Shpresojmë që sëmundjet respiratore të ulen me uljen e sezonalitetit dimëror.”

Previous ArticleNext Article