Jo vetëm; Alketa mund ta prezantojë prapë Festivalin e Këngës dhe ja me kë

Përpos gjithë zhurmës mediatike që shkaktoi Festivali i Këngës nën drejtimin artistik dhe prezantimin e Alketa Vejsiut, kjo e fundit nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit në skenën e festivalit të RTSH-së.

Prezantuesja iu rikthye kësaj teme në puntatën e djeshme të emisionit “Në kurthin e Piter Pan” gjatë një bisede me të ftuarit, vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj. Alketa Vejsiu theksoi se nuk i thotë “jo” mundësisë për t’u rikthyer në skenën e Festivalit të Këngës duke risjell në vëmendje shprehjen “kurrë mos thuaj kurrë”.

Prezantuesja ka shprehur pëlqimin për ta riprezantuar festivalin jo vetëm por që në krah të ketë edhe binjakët Veshaj. “Me binjakët Veshaj mund të prezantojë Festivalin e Këngës” riktheksoi Alketa në përfundim të emisionit duke mos e përjashtuar kështu mundësine e rikthimit.

Previous ArticleNext Article