KreuStil Jetese

Koronavirus; ja masat që morën programet shqiptare për të parandaluar përhapjen!

 

Ka shkuar në 6 numri i të infektuarve nga Koronavirus në vendin tonë dhe në një situatë të tillë ajo çfarë theksohet më së shumti nga specialistët është mbajtja e një higjiene, duke larë duart shpesh me sapun si dhe evitimin e vendeve ku ka grumbullime.

Programet në ekranet shqiptare po i kushtojnë mjaft hapësirë virusit duke dhënë herë pas here informacionet e nevojshme për publikun.

Duke qenë se një pjesë e mirë e emisioneve kanë në studio publik, njëjtë si në programet italiane edhe në Shqipëri deri në stabilizimun e situatës publiku do të mungojë nëpër studio.

I pari që e mori këtë vendim ishte “Al Pazar”, e cili nëpërmjet një postimi në Instagram njoftoi se nuk do të ketë publik në sallë për të paktën 3 javë, e po ashtu ka vepruar edhe Alketa Vejsiu mbrëmjen e së hënës në programi e “Në kurthin e Piter Pan”, si dhe Rudina Magjistari në programin e saj.

Me siguri i njëjti vendim do të merret edhe në programet e tjera në ditët në vazhdim.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF