KreuBusull

Ministria e Infrastrukturës merr vendimin: Ja çfarë do ndodhë me udhëtimet drejt Italisë!

Prej ditës së djeshme e gjithë Italia është shpallur shtet-karantinë, duke mos lejuar kështu asnjeri të dali nga Italia dhe të hyjë në të.

Në një konferencë për shtyp, pak minuta më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjinë, Belinda Balluku, u shpreh se sot janë udhëtimet e fundit drejt Italisë.

“Në kuadër të masave të përgjithshme të marra nga qeveria shqiptare për të përballuar situatën e krijuar nga shfaqja e rasteve me Covid-19, vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar përsa i përket transportit ajror dhe detar. Pas vendimit të marrë nga shteti italian për ta shpallur Italinë si zonë të kuqe totalisht, jemi të detyruar edhe ne të marrim masa për ndërprerjen e fluturimeve që nisen nga Italia drejt Rinasit, apo nga Rinasi drejt Italisë. Kështu që tashmë të gjitha aeroportet italiane që kishin mbetur të hapura, si ai i Romës apo Barit, nuk do të jenë më të aksesueshme. Avioni i fundit u ul më 10.30 dhe pasagjerët u kontrolluan dhe iu kërkua autoizolimi. Avioni i fundit i AlItalia-s u nis drejt Romës dhe këtu ndërpriten të gjitha fluturimet”; tha ministrja në deklaratën e saj.

Sa i përket shtetasve italianë që ndodhen në Shqipëri, e vetmja mënyrë që ata kanë tashmë për t’u larguar në vendin e tyre është sjellja e një avioni bosh nga shteti Italian në mënyrë që të tërheqi qytetarët italianë.

Ndërsa siç është cekur edhe më herët ku rregull nuk do të preki transportin e mallrave.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF