KreuCelebrity

Ndihmë, përse nuk resht dot së prekuri fytyrën?

“Jam i/e rritur. Kam vetëkontroll. Në mes të përhapjes së shpejtë globale të koronavirusit, unë mund të resht së prekuri fytyrën time. Kaq gjë mund ta bëj, apo jo?”

Epo, jo!  Ka shumë mënyra se si mund të përpiqeni të shmangni virusin, duke përfshirë larjen e duarve, qëndrimin në shtëpi e  pastrimin e sipërfaqeve “të përditshme” sic janë tryeza apo telefoni juaj. Kjo duket mjaft e arritshme (për disa, të paktën). Por masa parandaluese që po sfidon çdo përpjekje të disave prej nesh është: “Mos prek fytyrën tënde”.

Mosprekja e fytyrës nuk është dhe kaq e thjeshtë. Të kruhet në një moment, dhe s`mund të durosh gjatë pa e hequr atë bezdi; të ngacmon syri? Do e prekësh, s`ke c`I bën. Të kullon hunda nga i ftohti, epo, do e fshish! Për të mos folur pastaj për ato momentet e pavetëdijshme, kur në mënyrë instiktive bën atë që ke bërë gjithmonë: prek fytyrën tënde, pa e pasur mendjen fare!

Njerëzit madje pyesin tani nëse kjo vlen edhe për prekjen e flokëve! Është edhe më keq pastaj nëse keni dhe fëmijë! Është thuajse e pamundur t`ua ndalosh atyre të prekin fytyrën! Në një studim të 2015-tës, 26 njerëz që iu nënshtruan atij, e prekën mesatarisht fytyrën 23 herë brenda një ore.

Po cila është zgjidhja? Këshillat që të mos preken sytë, hunda e goja në vend të të gjithë fytyrës, duken pak më të pranueshme. Po kështu, njerëzit po përdorin facoleta kur kanë nevojë të prekin fytyrën, ose e bëjnë këtë përmes parakrahut dhe jo me dorë. Edhe mund të funksionojë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF