KreuStil Jetese

Qeveria gati vendimin: Njeri prind ne shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët

Qeveria gati vendimin: Njeri prind ne shtëpi për t’u kujdesur

Pezullimi i institucioneve arsimore solli me vete edhe shqetësimin e prindërve të cilët duhet të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë këtyre ditëve.

Abcnews.al ka mësuar ekskluzivisht se vendimi, i cili parashikon dhënien e pushimit nga data 10 deri në 23 mars është gati dhe pritet të shpallet nga qeveria shqiptaregjatë ditës.

Kush përfiton?

Nga vendimi do të përfitojnë prindërit që punojnë në sektorin publik në nivel qendror dhe lokal, të cilët kanë fëmijë në çerdhe, kopësht dhe parashkollor.

Gjithashtu, në vendim qeveria i kërkon sektorit privat që të lejojë të njëjtën gjë për njëri nga prindërit me qëllim mbajtjen e fëmijëve.

Shqipëria ka konfirmuar 10 të prekur nga koronavirusi deri më tani, ndërsa janë kryer më shumë se 110 teste ndaj personave të dyshuar.

Qeveria bllokoi sot udhëtimet nga Italia dhe anasjelltas duke urdhëruar uljen e avionëve në tokë si edhe futjen e trageteve në porte.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF