KreuStil Jetese

Ardit Gjebrea i bashkohet nismës; Mesazh sensibilizues shqiptarëve për Coronavirusin: “Do t’ja dalim”

Ardit Gjebrea është personazhi i radhës publik që i është bashkuar nismës sensibilizuese për kujdesin që duhet të tregojmë në situatën  në të cilën gjendi vendi ynë.

Pas Lorik Canës, Klejdi Kadiut, Ambeta Toronanit e Arbana Osmanit, artisti ka shpërndarë një video mesah në rrjetet sociale duke i kërkuar njerëzve të respektojnë këshillat dhe të kujdesen për veten.

Corona është virusi që po tenton të hyjë në çdo familje. Duhet t’i mbyllim derën e shtëpisë. Le të dëgjojmë me vëmendje dhe të zbatojmë të gjitha këshillat që na japin mjekët.

-Të evitojmë daljet në vende publike

-Të kujdesemi për higjienën tonë dhe sidomos të lajmë duart sa më shpesh

-Të mos prekim fytyrën me duar

-Nëse shkollat janë mbyllur, fëmijët tanë duhet të kuptojnë që duhet të qëndrojnë në shtëpi

Jemi një familje e madhe! Kujdesi për tjetrin në radhë të parë do të thotë të kesh kujdes për veten. Ne mund t’ja dalim. Do ja dalim”, shprehet producenti në video.

Përveç mesazhit të dhënë në video, Gjebrea e ka shoqëruar postimin me fjalët

Sensibilizim dhe Solidaritet!

Kjo është ajo çka duhet të bëjmë të gjithë sot!

Jam pranë çdo të prekuri me zemër dhe lutem që të jeni me shëndet të plotë të gjithë.

#dojadalim”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF