KreuStil Jetese

Coronavirus/ Klinika e njohur dentare jep shembullin më të mirë

Mjaft nga bizneset, që mund ta zhvillojnë aktivitetin e tyre nga shtëpia e kanë zhvendosur atë në laptop-ët e shtëpisë, mënyrë kjo mjaft e mirë për të evituar lëvizjen, e cila është një nga problemet më të mëdha sot, pasi njerëzit ende nuk janë sensibilizuar për rrezikun që kemi tashmë në mesin tonë dhe vijojnë jetën sikurse të mos kishte ndodhur asnjë gjë!

Sigurisht, kjo është një situatë mjaft e vështirë ekonomike për çdo biznes. Por pa shëndet nuk mund të bësh biznes!

Andaj, për ata që rrezikun e kanë ndjerë tek porta, kanë marrë vendimin vetë, pa pritur urdhër qeverie!

Kështu klinika e njohur dentare, “My Dental Clinic”, që gjendet në një nga rrugët më të ferkuentuara të kryeqytetit, atë “Perlat Rexhepi”, pranë hotel Carlsberg “ka ulur qepenin” deri në kalimin e kësaj situate.

Me mirëkupimin dhe ndërgjegjejen e pastër për të  mos rrezikuar asnjë nga palët (mjekët dhe pacientët), kërkojmë mirëkuptimin tuaj për të na lejuar të jemi në një pauzë 14 ditore”, thuhet në njoftimin në instagramin e Klinikës, teksa rekomandon edhe këshillat tashmë që duhet të jenë pjesë e rutinës së domosdoshme të gjithë njerwzve!

“My Dental Clinic” është ndoshta rasti i parë i një biznesi, që zgjedh të mbyll aktivitetin e tij në këtë situatë, ku jo vetëm frika, por reeziku real për t’u përhapur virusi, sikundër në vendet e tjera është mjaft pranë…!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF