Nëse nuk e dini efektin e Koronavirus, ja u tregon ky film!

Të shumta janë teoritë konspirative që tregojnë sesi shkrimtarë apo shkenctarë të caktuar e kanë parashikuar infektivimin e njerëzve nga një virus që do të pushtojë mbarë botën.

Por, aq sa të çuditshme tingëllojnë ato aq edhe reale duken në këtë situatë të jashtëzakonshme që po kalojnë shumë vende të botës e në ditë si këto kur virusi është shpallur si “pandemi” nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndëtësisë).

Tashmë që koronavirus ka mbërritur dhe Shqipëria ka shënuar viktimën e parë dhe 15 të infektuar nga COVID-19, njerëzit po ndërgjegjësohen çdo ditë e më shumë për të qëndruar në shtëpi. E në mesin e aktiviteteve që mund të bëjmë në shtëpi , një ndër sugjerimet më me vlerë është të shohësh filma. E ai që në erdhi në mendje kur nisëm një listë me filma ishte “Contagion”, thrilleri amerikan i Steven Soderbergh.

Ndonëse i realizuar 9 vite më parë, në 2011-ën “Contagion” një thriller i përqëndruar në kërcënimin që vjen nga një sëmundje vdekjeprurëse e që ka për protagonistë një kast të mrekullueshëm aktorësh duket më aktual se kurrë!

Në film, gjithçka fillon me shfaqjen e një virusi vdekjeprurës dhe mundësitë e një grupi doktorësh dhe shkencëtarësh që të ndalojmë përhapjen e tijë, që mund të drejtojë në zhdukjen e rracës njerëzore. Mjekë profesionistë, zyrtarët e qeverisë dhe njerëzit e zakonshëm e gjejnë veten në mes të një epidemie në mbarë botën ndërsa luftohet për të gjetur një kurë.

Nëse nuk keni çfarë të shihni sot, ndaloni patjetër te “Contagion” që të kuptoni më mirë efektin e Koronavirusit të ri!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article