KreuCelebrity

The Simpsons e parashikoi përpara 13 vjetësh infektimin e Tom Hanks?

Një nga episodet e serialit të famshëm e mjaft popullor në mbarë botën, The Simpson tregonte në 2007-tën aktorin Tom Hanks që thoshte: “Nëse më shikoni që rri vetëm,  më lini vetëm”.

Në atë seri, ai zgjodhi të izolojë veten nga të tjerët, por ky tani po shihet si parashikim I asaj që ndodhi vërtet. Aktori amerikan njoftoi së fundi se ai dhe bashkëshortja Rita Wilson, kanë rezultuar të prekur nga COVID-19 pas testeve të bëra.

Në një deklaratë të publikuar mbrëmjen e së mërkurës, Tom Hanks tha se sëbashku me bashkëshorten ishin testuar pasi u sëmurën në Australi. Ai sqaroi se kishin simptoma të ngjashme me ftohjen, temperaturë, dhimbje trupi dhe plogështi. Aktori 63 vjeçar tha se ata do të vazhdojnë të testohen, mbikëqyren dhe izolohen për aq kohë sa kërkojnë rregullat për sigurinë publike dhe shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shumica e njerëzve shërohen nga virusi i ri.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF