U përfolën për një romancë mes tyre, Kejsi Tola: Shumë shpejt bashkëpunim me Flori Mumajesin

U përfolën për një romancë mes tyre, Kejsi Tola: Shumë shpejt bashkëpunim me Flori Mumajesin

Kejsi Tola ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth koncertit lirik që do të mbajë së shpejti, i cili do të jetë me romanca dashurie. Do të jetë një koncert ku këngëtarja e njohur do të shfaqet shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim.


Ndër të tjera Kejsi ka kënduar këngën “Më ke mua” ku pas muzikës fshihet Flori Mumajesi. Vlen të rikujtojmë se mënjeherë pas këtij bashkëpunimi Kejsi dhe Flori janë përfolur për një lidhje të mundshme bashkë edhe pse asnjëherë nuk është pohuar nga të dy.


Kejsi Tola është pyetur nga Jonida Shehu nëse do të ketë një tjetër bashkëpunim me Florin dhe këngëtarja është shprehur pozitive, madje ka thënë që shumë shpejt do të vijë bashkëpunimi me të.

Jonida Shehu: “Pse nuk vazhdoi më gjatë bashkëpunimi me Florin?”
Kejsi Tola: “Nuk është se s’ka vazhduar. Ndoshta do të vazhdojë shumë shpejt. Thjesht ashtu erdhën rrethanat dhe ashtu ndodhi dhe nuk ka asnjë arsye konkrete”
Jonida Shehu: “Njerëzit u çmendën, filluan të mendonin se ju të dy ishit të lidhur aq e bukur ishte kënga aq e afërt edhe daljet tuaja publike”
Kejsi Tola: “Unë dua shumë që të shkojmë sërish në studio dhe të bëjmë prap një këngë kaq të bukur sa “Më ke mua” dhe besoj se do ndodhi shumë shpejt. Uroj shumë.”

Previous ArticleNext Article