KreuFashion

Pandemia e Koronavirus: 5 mënyra si mund të ndihmojmë veten dhe të tjerët!

Pandemia e Koronavirus: 5 mënyra si mund të ndihmojmë veten dhe

Me përhapjen e koronavirusit që përkeqësohet çdo ditë nëpër botë, ankthi po shtohet gjithashtu!

Ndërsa është shumë e lehtë të shqetësoheni për situatën tuaj personale – larja e plotë dhe e rregullt e duarve, mos prekja e fytyrës tuaj, izolimi i vetvetes, të gjithë mund ta bëjmë këtë – shumë po pyesin se si t’i ndihmojnë ata që ndodhen pak më larg nga shtëpia, pa rritur rreziku i përhapjes së virusit më tej përmes kontakteve sociale.

Atëherë, si të ndihmojmë, duke u izoluar njëkohësisht për sigurinë tonë dhe sigurinë e të tjerëve? Nga dhurimi i parave deri në shpërndarjen e ushqimit, ja se si mund të veproni.

Dhuroni para
Nëse njerëzit ndjehen veçanërisht të pikëlluar ose të prekshëm për shkak të shqetësimeve për koronavirusin, ata mund të kenë më shumë të ngjarë të kërkojnë ndihmë te organizatat bamirëse sociale dhe organizatat jofitimprurëse. Ndihmoni me sa mundësi të keni ata në nevojë!

Kontrolloni prindërit dhe të afërmit tuaj të moshuar
Në vend që të panikoheni – mund të ndihmoni të afërmit tuja. Pyesni nëse kanë nevojë për ndonjë blerje ose furnizim. Në kohën kur izolimi inkurajohet, komunikimi dhe nxitja e një ndjenje të përbashkët solidarizimi është më e rëndësishme se kurrë. Nëse dikush është duke u ndjerë i vetmuar, atëherë thjesht mund ti ndihmoni nëpërmjet rrjeteve sociale, të cilat sot janë mëse të zhvilluara.

Dhuroni ushqime për ata që janë në vetkarantinim
Pavarësisht nëse ata kanë qenë në kontakt me dikë me COVID-19, ose madje janë duke u rikuperuar, ndoshta do ta vlerësonin një shpërndarje ushqimi. Lërini ata të dinë paraprakisht që po vini, telefononi dhe vendosni ushqimin jashtë; largohuni para se të hapin derën.

Kujdes me blerjet në supermarket
Herën tjetër kur jeni duke bërë blerje në supermarket, merrni parasysh blerjen e disa produkteve shtesë. Nëse blini më shumë produkte se sa keni nevojë, kush do të mendojë për njerëzit që kanë më pak mundësi dhe vijnë pas jush? Mendoni për vetën, por mendoni edhe për të tjerët.

Dhuroni gjak
Gjaku është gjithmonë në kërkesa të mëdha, por vetkarantinimi, plus rritja e pacientëve në spitale, do të thotë që një mungesë e gjakut mund të ndodhë. Shumica e personave të moshës nga 17 deri në 65 vjeç mund të dhurojnë gjak, pse jo të mos ndihmojnë njëri – tjetrin në këto kohë të vështira!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF