KreuCelebrity

1.500 raste brenda ditës, “shpërthen“ koronavirusi në Spanjë!

Në Spanjë, brenda një dite janë regjistruar 1,500 raste me koronavirusin e ri, njoftuan zyrtarët vendas.

Sipas REL, pas Italisë, Spanja është vendi më i prekur në Europë me sëmundjen Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Në Spanjë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është mbi 15 ,000.

Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se Europa është tani “epiqendra” e pandemisë. Në Spanjë, deri në 14 mars janë raportuar 136 vdekje nga koronavirusi. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez pritet të njoftojë masa urgjente për të luftuar përhapjen e virusit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF