KreuFashion

“Dating” në kohën e Koronavirusit!

“Dating” në kohën e Koronavirusit!

Të kërkosh dashurinë në kohën e Koronavirusit, do të thotë të ngecesh në një vorbull pandemike mendimesh dhe paradoksesh. Supozohet të shmangim kontaktin human, kur avancimi i një marrëdhënie e kërkon pikërisht këtë gjë. Supozohet që të mbajmë bisedat e fillimit me sa më humor dhe mirëkuptim, kur në të vërtetë realiteti në të cilin jetojmë tashme është një luftë!
Supozohet të mos dalim, mos takohemi as në natyrë për të ruajtur veten dhe të tjerët në maksimum, kur në të vërtete ajo çka do donim do të ishte një date perfekt nën tingujt e një pianoje, me një gotë verë para dhe shoqërinë e personit tonë të dashur.
Kjo është tashme jeta jonë. Njerëz që janë vetëkarantinuar në shtëpi, madje dhe nëpër kroçera. Shumë qytete në Itali e kanë të ndaluar rreptësisht thjesht të dalin nga shtëpia e tyre. Vdekshmëria vazhdon të rritet dhe frika gjithashtu, më shumë për faktin se nuk ka mjaftueshëm mjete për të identifikuar fillimisht të infektuarit, jo më pas marrjen përsipër të kurimit të tyre.

Tani më thuaj ti, a je duke e menduar më socializimin dhe shoqërimin me njerëz të rinj?
A mund të jetë kjo periudhë një provë e fortë për shoqëritë dhe marrëdhëniet tona ekzistuese ? A mund të jetë kjo kohë një kohë perfektë për të rënë në dashuri, si më përpara, pa interese, pa kushte dhe pa përfitime? Po sikur të jetë e tillë…
Gjithmonë ajo çka supozohet të qëndrojë, do e bëjë!
Njerzit flasin për Netflix and chill, si mënyrën më të mirë për të qëndruar të sigurt në shtëpi. Tashmë kemi disa lehtësira: një anulim i papritur i darkës nuk vihet më në mëdyshje! Eshtë koha të forcojmë besimin te njëri tjetri dhe t’u kushtojmë rëndësi gjërave të vogla. Eshtë koha për të dashur njëri – tjetrin ashtu si janë, është koha për ndryshime rrënjësore! Nuk duhet të dorëzohesh tani.

Një shprehje komike e Jon Neidich vlen për tu përmendur– shef ekzekutiv I Golden Age Hospitality – “Inkurajoj të gjithë të puthen në mënyrë që të gjithë të infektohemi dhe ti japim fund!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF