KreuCelebrity

Televizioni i ri që hapet së shpejti ‘blen’ Adi Krastën!

Një tjetër televizion do t’i shtohet frekuencave televizive shqiptare së shpejti. ‘Syri tv’ duket se nisur merkaton për të plotësuar skuadrën e atyre që do të kontribuojnë për kētë dritare të re e duket se blerja më e fundit, që me siguri do të jetë ndër më të rëndësishmet është moderatori Adi Krasta.
Ka qenë vetë Krasta ai që na ka njohur me lajmin, ku nëpërmjet një statusi në facebook, konfirmoi ‘shtēpinë’ e tij të re.

“Para disa ditësh kolegë gazetarë që po punojnë për një stacion të ri televiziv, ‘Syri Television’, më kanë bërë një ftesë publike për të punuar me ta. E pranoj me deshirë ftesën e tyre të respektueshme. Gjithmonë kam patur bindjen se gazetaria mund të jetë një profesion dinjitoz. Faktet janë kokëfortë e të pandryshueshëm. Ja vlen të punohet për t’i percjellë ato tek publiku besnikërisht. Vendit i duhet një publik i informuar. Është gjithmonë një lajm i mirë lindja e një televizioni te ri”, ka shkruar Krasta krah postimit të fundit në rrjetet sociale.


Kujtojmë se Adi së fundmi ka qenë i angazhuar në televizioni ‘T7’ në Kosovë dhe nuk dihet nëse do ta vazhdojë programin e tij në gjysmën tjetër të Shqipërisë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF