Burri më seksi i botës preket nga koronavirusi!

Ka qenë vetë aktori ai që e bëri rrëfimin për ndjekësit e vet përmes rrjeteve sociale, shumë shpejt pasi kishte marrë rezultatin e analizave. Idris Elba shtoi se ndihet mirë dhe nuk ka simptoma të dukshme. Pavarësisht kësaj, është vetëizoluar menjëherë për të mos ekspozuar të tjerët ndaj sëmundjes.

“ Sot më erdhi rezultati i analizave dhe isha pozitiv ndaj Covid 19. Nuk kam shenja, por u mbylla në shtëpi kur mesova ekspozimin e mundshem ndaj virusit. Qëndroni brenda dhe tregohuni të arsyeshëm. Mos u përfshini nga paniku”, thotë Elba në videon e tij. Idris Elba u shpall në 2018-tën nga revista “People” si burri më seksi I botës!

Më herët, edhe aktori tjetër i famshëm Tom Hanks së bashku me të shoqen, Rita Wilson njoftuan se ishin infektuar nga Covid 19 dhe se do të vetëizoloheshin!

Previous ArticleNext Article