KreuCelebrity

Klodiana Shala solidarizohet me mjekët: gatuan për bluzat e bardha!

Ata janë në front të parë të kësaj lufte me virusin e padukshëm dhe solidarizimi, mbështetja, mirënjohja e falenderimi do t’i ndihmonte sado pak bluzat e bardha për të përballuar situatën e vështirë që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota këto ditë.


Ndërsa heronjtë e heshtur të kësaj lufte bëjnë çdo ditë thirrje që qytetarēt duhet të qëndrojnë në shtëpi, sportistja Klodiana Shala ka gjetur një formë pēr të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin për mjekët.


Pasi ka gatuar disa biskota, Shala ka shkuar në Qendrën Ambulatore në Kamëz dhe ju ka ofruar biskota mjekēve që prej ditësh janë në shërbim të pacientëve.


“Unë e di që ju nuk po shihni fëmijët, familjet tuaja, por të gjithë shqiptarët kanë sytë dhe shpirtin tek ju. Ju bluzat e bardha jeni krenaria jonë, jeni kampionēt tanë”: u ka thënë Klodiana mjekëve!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF